Miniera Mponeng, në Afrikën e Jugut, ka ndërprerë punën, pasi 164 minatorë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, shkruan The Guardian.

Muajin e kaluar, minatorët u rikthyen në punë, pasi kishin ndaluar punën në muajin mars, pas rasteve të para me koronavirus. Miniera funksionoi me një kapacitet rreth 50%, por pas shfaqjes së rasteve shumë punonjës ngritën shqetësimin mbi sigurinë e tyre.

Shumica e atyre që rezultuan pozitivë ishin asimptomatikë. Sipas pronarëve të minierës, të gjithë personat që kanë rezultuar pozitivë janë futur në izolim.

Afrika e Jugut ka konfirmuar  21,343 raste pozitive nga të cilët 407 kanë ndërruar jetë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re