Kanceri i lëkurës apo melanoma po përhapet më shpejt vitet e fundit. Neglizhenca për t’u kujdesur për lëkurën dhe mos mbrojtja nga rrezet e diellit është shkaku kryesor që ka ndikuar në shfaqjen e shpeshtë të melanomës, ç’ka bën që 1 në 52 meshkuj dhe 1 në 54 femra të preket nga kanceri i lëkurës.

Por po aq problem mbeten trajtimet estetike si manykyr, pedykyr, solar nëpër parukeri apo qendra estetike.

Mjekët dermatologë  këshillojnë që të paraqiteni menjëherë tek mjeku kur shikoni ndryshim të ngjyrës së nishaneve në lekurë , madhësisë së tyre dhe po kështu nëse vini re ndryshim të ngjyrës së thonjve.

Mosha më e prekur nga melanoma është ajo ndërmjet 40 dhe 59 vjeç. Pjesa më e madhe e rasteve kërkojnë ndërhyrje kirugjikale apo kimioterapi./ Top Channel