Zona që deri dje konsideroheshin të gjelbra, sot rrezikohen sërish nga koronavirusi. Burime për “Vizion Plus” thanë se COVID-19 po përhapet në masë edhe në qytetet e pastra.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar raste të reja edhe në Gjirokastër, Pogradec, Vlorë, Elbasan dhe Lushnje.

Në dy ditët e fundit janë shënuar shifra rekord të infektuarish të rinj. Të mërkurën u raportua 42 të prekur, ndërsa sot 44.

Epidemiologia Eugena Tomini nuk mohoi mundësinë e një tjetër izolimi, nëse shifrat tejkalojnë pritshmëritë. Ajo tha dje për “Vizion Plus” se këto dy javë do të jenë vendimtare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re