Në kohë pandemie, bluzat e bardha janë kryefjala e të gjithëve. Mjekë dhe infermierë ndodhen në vijën e parë të luftës. Por, 12 maji është dita ndërkombëtare e Infermierisë, duke na kujtuar të për infermierët duhet të kujtohen të gjithë edhe nëse nuk ka luftë, si Covid 19.

Por, 12 maji shënon edhe ditëlindja e 200-të të Florence Nightinghale dhe në nder të këtyre ditëve të rëndësishme të infermierisë, Instituti i Evropës Juglindore dhe Kolegji Heimerer organizuan një tryezë diskutimi me qëllim promovimin e Udhëzuesit të ICN-it.

Përmes kësaj tryeze iu dha mundësia infermierëve kosovarë dhe jo vetëm, të diskutojnë për situatën aktuale, sfidat dhe mundësitë e zhvillimit te këtij profesioni sublim.

Këtë vit, edhe pse në kushte pandemie dhe kufizimeve të lidhura me të, përmes kësaj tryeze diskutimi, infermiereve iu dha hapësirë për të treguar dhe dëshmuar që edhe ata mund të jenë pjesë e zinxhirit të zhvillimeve botërore, duke u bërë forcë për ndryshim dhe përmirësim të sistemit shëndetësor në vendin tonë.

Diskutimi startoi me fjalën përshëndetëse të Dr. Petrit Beqiri, me lidhje nga Mynihu, udhëheqës i bordit drejtues te Kolegjit Heimerer. Ai gjeti rastin të urojë të gjithë infermieret në ditën e tyre dhe te përgëzojë punën e bërë gjatë kësaj pandemie e cila tregoi vlerat e tyre me domethënëse; profesionalizmin, përkushtimin vetëmohues dhe dashurinë ndaj njeriut.

Në këtë tryezë, në lidhje virtuale nga Shqipëria ishte edhe bashkëpunëtorja e Kolegjit Heimer, Enisa Allmuça, e cila tha se me ritmin e punës intensive Kolegji Heimerer pritet të festojë arritje të tjera në fushën e infermierisë vitin e ardhshëm edhe në Tiranë.

Në takim kishte edhe të ftuar nga Holanda dhe Shtetet e bashkuara te Amerikës që ofruan pikëpamjet e tyre lidhur me ecurinë e infermierisë në nivel global, qëllimet për vitet në vazhdim etj. Në grupin e të ftuarve ishte dhe përfaqësuesja e Shoqatës së mamive të Kosovës, e cila theksoi se si sot është bërë dhe më e dukshme, rëndësia dhe fuqizimi i këtij profesioni.

Infermierë profesionistë me përvojë shumëvjeçare, të angazhuar po ashtu në fushën akademike në Kolegjin Heimerer treguan ne vazhim përjetimet e tyre ne përballje me pandeminë Covid-19.

Fondacioni gjerman Friedrich Erbert u përfaqësua nga koordinatorja Besa Luzha, e cila i dha rëndësi te madhe përkrahjes dhe partneritet disavjeçar ndërmjet Kolegjit Heimerer dhe FES.

Kolegji Heimerer njihet si institucion lider në edukimin e profesionistëve shëndetësor në Gjermani dhe ne Kosovë dhe së fundmi edhe në Shqipëri.

Kolegji Heimerer synon të zbatojë programe arsimore me mësimdhënës të shquar dhe metodologji inovative për të përgatitur profesionistë dhe ekspertë kompetentë që plotësojnë standardet evropiane edhe në vendin tonë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re