Skip to content

Perisic ngre peshë zemrat e tifozëve zikaltër: Jam kthyer me një uri të pabesueshme, gati për të bërë me Inter gjëra të mëdha

Ylli i Inter-it, Ivan Perisic, ka folur për rikthimin e tij te Inter pas një suksesi të jashtëzakonshëm tek Bayern Munich. Në një intervistë për Inter TV, kroati është shprehur se tashmë është gati të bëjë gjera të mëdha sëbashku me shokët tek ekipi zikaltër italian.

“Kam patur një vit të jashtëzakonshëm. Kam fituar tre trofe me një skuadër të madhe edhe pse në fillim nuk ka qenë e lehtë. Kam patur pak probleme me trajnerin e parë”, ka thënë kroati.

“Në shkurt kam dëmtuar kaviljen, por pavarësisht nga kjo kemi dalë nga kjo situatë dhe kemi fituar gjithçka. Ka qenë një vit pozitiv, tani jam kthyer, kam akoma edhe dy vite kontratë me Inter-in”.

“Shpresoj që në këtë sezon dhe atë të ardhshmin të bëjmë gjëra të mëdha. Jam gati. Brenda skuadrës kam parë një dëshirë të madhe, të gjithë janë gati dhe të gjithë kanë një uri të pabesueshme”.

“Çfarë pres nga ky sezon? Pres që të jetë pozitiv. Sezonin e kaluar kam parë pothuajse të gjitha ndeshjet e miqve të mi dhe ish-shokëve të skuadrës, isha tifozi i tyre numër një. Është për të ardhur keq sepse kanë qenë afër në të gjitha kompeticionet”.-tha Perisic.

/faxweb