Komisioni Europian propozon nëntë miliardë euro për Ballkanin për periudhën 2021-2027. Këtë e deklaroi komisioneri Oliver Varhelyi para Komisionit të punëve të jashtme në Parlamentin Europian, ditën e sotme.
“Investimet do të kryhen nëse qeveritë do të zbatojnë reformat e integrimit. Shqipëria është pranë përmbushjes së kushteve për konferencën e parë ndërqeveritare”, është shprehur komisioneri Varhelyi.
Më tej komisioneri i zgjerimit ka thënë se është shpresëplotë se së shpejti mund të kemi konferencën e parë ndërqeveritare.
“Jam shpresëplote që të mund të kemi konferencën e parë ndërqeveritare”, ka shtuar ai.
Ky propozim varet nga aprovimi perfundimtar i MFF buxhetit afatgjate të BE-së 2021-2027.
Investimet e BE-se do shkojnë në transformimin e burimeve energjitike, mbrojtjen e mjedisit, dixhitalizimit dhe mbeshtetjen e sekrorit privat.