Periudha e re në Parlamentin Evropian (PE) ka filluar me një protestë antievropiane, pasi 29 deputetët e partisë britanike “Brexit” kanë kthyer shpinën gjatë intonimit të himnit të Evropës, raporton Anadolu Agency (AA).

Asambleja e Përgjithshme e PE-së u mblodh për herë të parë Strazburg pas zgjedhjeve evropiane që u mbajtën në muajin maj.

Në seancën hapëse, deputetët e Partisë Brexit kthyen shpinën në formë proteste kundër Evropës gjatë intonimit të himnit.

Parlamentarët e rinj të Evropës nesër pritet të votojnë për të zgjedhur kryetarin e ri të Parlamentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re