Aldo Bumçi ishte i ftuar në Dita Jonë, pak minuta pasi Partia Demokratike publikoi vendimin e Kryesisë për përjashtimin përgjithmonë të Sali Berishës së bashku me anëtarët e Komitetit të Rithemelimit, si dhe pezullimin e dhjetëra të tjerëve, ku bënte pjesë dhe ai vetë.

Bumçi deklaroi se nuk e njeh këtë vendim të Bashës, i cili sipas tij i ka humbur përjetë demokratët me këto akte që po bën.

“Unë nuk jam i pezulluar. Basha nuk ka lidhje më me PD. Lulzim Basha nuk njohu gati 5000 firma të delegatëve të partisë që mbushën stadiumin. Sot ai është njeriu i Edi Ramës. Është një ditë e keqe për demokracinë që të arrijmë që qeveria të kontrollojë opozitën.

Pa Edi Ramën, Basha nuk do të qëndronte në zyrë, e mbrojti ndërhyrja brutale e policisë së shtetit. Lulzim Basha sot është Edi Rama, por që do të kontrollojë godinën e PD. Demokratët i ka humbur përjetë, nuk ka lidhje me PD, është politikisht i vdekur. Nuk del do të bëjë një mbledhje”, u shpreh Bumçi.

Në lidhje me protestën e dhunshme të 8 janarit, Bumçi deklaroi se të gjithë e dinin që Policia e Shtetit do të ndërhynte kur t’ia kërkonte Lulzim Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re