Ish- anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Dritan Shano lëshoi kritika në drejtim të Lulzim Basha në lidhje me vendimet e tij të fundit për të larguar nga partia kritikët e tij.

Shano u shpreh se Lulzim Basha po tregon mungesë durimi dhe përvoje dhe po ngjan me një autokrat. Më tej, Shano shtoi se Basha kishte frikë të hyntë në zgjedhjet për kryetar të PD si i barabartë.

“Më vjen keq për ata njerëz që e konsiderojnë z.Basha si një personazh durimplotë. Sjellja e Bashës tregon një mungesë durimin, përvoje, dëshire për bashkim. Përkundrazi, sjellja e tij tregon një autoritarizëm që shkon kithët me tentativën për ta paraqitur zotin Basha si një personazh me sjellje perëndimore. Mjaft të kujtojmë se çfarë ndodhi në PD pas 26 prillit.

Patëm një garë në PD që tregoi një frikë të Bashës për të dorëzuar vulën dhe për të hyrë i barabartë i garë me z. Kadilli. Pati një heshtje për humbjen e zgjedhjeve. Basha është si me siguresë të shkurtër pasi kushdo që i del kundër, ai përdor mekanizmin e autokratit dhe e përjashton”, tha Shano për A2.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re