Seanca e parë plenare për vitin 2022 në Kuvendin  e Shqipërisë ka nisur me debate.

Deputetët të cilët kanë dalë hapur si mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha, Oerd Bylykbashi dhe Flamur Noka kanë kundërshtuar vendimin për përjashtimin apo pezullimin e tyre nga grupi parlamentar i PD.

“Deputeti largohet me dëshirën e tij nga grupi. Rregullorja dhe Kushtetuta nuk parashikon asnjë lloj kufizimi në lidhje me këtë. Nuk mund të bëhet kjo përndryshe vendoset precedent i rrezikshëm”, tha Bylykbashi.

“Ju keni marrë urdhër nga kreu i regjimit që shoqata e bravave, shulave dhe llozeve të trajtohet me dashuri të veccantë nga ana juaj. Ju duhet kjo shoqatë sepse pa të jeni të mbaruar. Vetëm kështu ju fusni në thes opozitës dhe e kontrolloni pluralizimin. Askush nuk ia përcakton përkatësinë deputetëve përvecse votuesit”, tha Flamur Noka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re