Pas vendimit të Kryesisë së Partisë Demokratike për përjashtimin e 11 deputetëve, pjesë e Grupit Parlamentar të kësaj force politike mbeten vetëm 24 prej tyre.

Në shkresën e dërguar për Kuvendin e cila vë në dijeni për ndryshimet e fundit pas vendimeve të Kryesisë, vihet re se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të ketë 7 deputetë që deri më tani kanë treguar qëndrime pro tij. Ndaj, sipas listës së dërguar në Kuvend, Basha vijon të zotërojë pakicën në grupin parlamentar krahasuar me numrin që mbështet Berishën dhe Bardhin.

1.Lulzim Basha
2.Arbi Agalliu
3.Enkelejd Alibeaj
4.Eralda Bano
5.Flutura Açka
6.Kreshnik Çollaku
7.Oriela Nebiaj
8.Oriola Pampuri

Ndërkohë, pjesë e grupit vijojnë të jenë edhe 16 deputetë të tjerë, përfshirë këtu edhe Gazment Bardhin. Këto deputetë deri më tani janë shfaqur krah fraksionit të Bardhit dhe kreut të PD-së së Rithemelimit, Sali Berishës.

Deputetët të cilët janë kundër Bashës:

1.Agron Gjekmarkaj
2.Bledion Nallbati
3.Dashnor Sula
4.Dhurata Çupi
5.Ervin Salinaji
6.Ferdinand Xhaferraj
7.Flamur Hoxha
8.Gazment Bardhi
9.Helidon Bushati
10.Jorida Tabaku
11.Lefter Gështenja
12.Qani Xhafaj
13.Ramadan Likaj
14.Saimir Korreshi
15.Xhelal Mziu
16.Zheni Gjergji

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re