Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti e konsideroi vendimin e Kryesisë së PD për përjashtimin e 11 deputetëve si një marrëzi.

Alizoti shprehet se ai vendim mund t’i jetë dhënë Kryesisë nga Partia Socialiste dhe gjithçka ëshët bërë për të hequr vëmendjen nga ajo që po ndodh në Kosovë.

Sipas Alizotit, nuk mund të përjashtohen gjithë demokratët nga Grupi parlamentar pasi ata janë individë që i zgjedhin vetë demokratët.

“Kjo është për të shpërnqëndruar vëmendjen nga Kosova. Në sytë e mi , PD është themeluar që në burgjet e Spaçit dhe revoltat e mëdha dhe nuk mund të vijë një njeri anonim të bëjë kështu… shumë e rëndomtë.

Sa qesharake është. Kjo është një strategji sikur e bën PS. Kjo është për të shkuar tek “pavioni 5.”

Z.Basha është për psikiatri. Si mund të shpjegohet të përjashtosh gjithë njerëzit dhe të rrish vetë. Kjo është për psikozë, duhet studiuar në funksionimin e trurit.

Kjo është një listë që mund tja kenë dhënë ata të PS-së. Kanë hequr demokratët, deputetët janë njerëz që i zgjedhin demokratët. Kjo nuk ka ndodhur në gjithë shtetformimin shqiptar, kjo është marrëzi”, tha Alizoti nga studio e News24.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re