Nënkryetari i Partisë Demokratike Zyrtare, Roland Bejko ka komentuar vendimin e Kryesisë PD-së për përjashtimin e 11 deputetëve nga grupi parlamentar i kësaj force politike.

Bejko sqaron se ky vendim ishte administrativ dhe erdhi për shkak se deputetët e përjashtuar nuk kishin frekuentuar forumet e partisë prej 2 vitesh.

Sipas tij, këta deputetë do duhet të ishin përjashtuar më herët “qëkur iu bashkuan grupimit të z.Berisha dhe mbajtën qëndrime kundër PD-së.”

“Një grup deputetësh që kur ka filluar sherri brenda PD-së janë pozicionuar me z.Berisha dhe shkuan pas tij, harruan që PD është një subjekt i cili regjistrohet në Gjykatë dhe ka logon, firmën dhe institucionet e saj.

Këtu thjeshtë u ndërmor një veprim administrativ, ku u bë i qartë pozicioni i secilit në PD.

Këto deputetë nuk e kanë dashur, nuk bien dakord, nuk e njohin këtë kryesi dhe forumet e partisë dhe partia nuk ka se si ti njohë ata, pra nuk ishte përjashtim. Ishte thjeshtë një akt administrativ ku definoi pozicionin e gjithsecilit në PD që duhet të kenë në raport me institucionet e saj.

Ne jemi një parti që nuk e mbështesim ekzistencën tonë tek përjashtimet. Në kushtet e përjashtimit ishin Berisha dhe grupi i parë i deputetëve, të cilët kryen një akt fizik sulmi ndaj PD-së dhe kryesia u mblodh e vendosi t’i përjashtojë se këta kishin kryer aktin më ekstrem.

Në këtë pozicion ka qenë edhe vetë Gaz Bardhi që del sot dhe bën ironi me këtë vendim, ka përjashtuar z.Berisha. Sot, zgjodhën dhe iu bashkuan grupit të besnikëve të z.Berisha dhe nuk kanë frekuentuar asnjë nga forumet e PD-së, jo vetëm kaq por kanë mbajtur dhe qëndrime kundër PD-së dhe mjaftonte ky element. Kanë merituar të përjashtohen më herët. Për mua, duhej të përjashtoheshin 5 minuta pasi u larguan.”, tha Bejko në studion e News24.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re