Sekretari ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa, ka reaguar pasi Kryesia PD-së, përjashtoi 11 deputetë nga grupi Parlamentar, ndërsa shprehet se vendimi i Kryesisë së PDSH është marrë që para një viti.

“Kushdo që sot mendon se disponon të vërteten absolute nuk duhet të harroj vendimmarrjet e Kryesisë së PDSH të datës 10.01.2022 ku me votat e tyre përjashtuan dhe pezulluan po këta deputet që sot i qajnë hallin”, shkruan Sefa.

Ndërsa ka ironizuar reagimet e deputetëve të përjashtuar nga Kryesia dhe jo vetëm, Sefa shprehet se “habia që ka kapluar disa deputet është sa për të qeshur aq dhe për të qarë”.

“Partia Demokratike nuk ka bëre asgjë më shume sesa i ka lehtësuar dilemën Hamletjane që i kishte pushtuar prej shumë kohësh këta deputet dhe i ka dhënë mundësinë që të jene ligjërisht, fizikisht dhe mendërisht aty ku ata kanë zgjedhur prej kohesh të jenë”, shprehet ai.

Reagimi i plotë

Në funksion të transparencës dhe të debatit publik në lidhje me reflektimin e disa vendimarrjeve të organeve të Partia Demokratike e Shqipërisë në vite, dua të theksoj se në datën 26.09.23 i është komunikuar Kuvendit të Shqipërisë lista e përditësuar e Grupit Parlamentar të PDSH.

Habia që ka kapluar disa deputet është sa për të qeshur aq dhe për të qarë. Kushdo që sot mendon se disponon të vërteten absolute nuk duhet të harroj vendimmarrjet e Kryesisë së PDSH të datës 10.01.2022 ku me votat e tyre përjashtuan dhe pezulluan po keta deputet që sot i qajnë hallin. Kushdo që nuk njeh organet legjitime të PDSH-së dhe vetëpërjashtohet sa herë që nuk i vjen për shtat vendimarrja, nuk besoj se duhet të shqetësohet.

Partia Demokratike nuk ka bëre asgje më shume sesa i ka lehtesuar dilemen Hamletjane që i kishte pushtuar prej shumë kohësh këta deputet dhe i ka dhënë mundesinë që të jene ligjerisht, fizikisht dhe menderisht aty ku ata kanë zgjedhur prej kohesh të jenë.

Fatmirësisht Partia Demokratike me shumë kujdes administron të gjitha vendimarrjet dhe qendrimet e secilit të mbajtura në organet e brendeshme të PDSH për të gjitha çështjet siç është dhe ky rast. Memoria historike është aset i madh dhe domosdoshëm që na ndihmon mos të bejme gabimet e të kaluarës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re