Basha tha nga Dibra se 9 shtatori kur ai perjashtoi nga grupi parlamentar Sali Berishen, është dita kur kam vendosur ta ndaj të shkuarën nga e ardhmja.

 

Kam vendosur ta mbaj PD në krah të SHBA-së dhe SHBA-të në krah të PD, tha mes të tjerash kryedemokrati para mbështetesve të tij në këtë qytet.

 

 

Ajo që i ndan këto dy deklarata nga i njëjti person është 9 shtatori. 9 shtatori është dita kur unë kam vendosur pas muajsh të tërë përpjekjesh, ta ndaj të shkuarën nga e ardhmja. Kam vendosur ta mbaj Partinë Demokratike në krah të SHBA-së dhe SHBA-të në krah të Partisë Demokratike. Kam vendosur pra të mbroj Partinë Demokratike, investimin e demokratëve, të gjithë ju që jeni në këtë sallë , atyre që janë jashtë kësaj salle, dhe të qindra të tjerëve që nuk janë mes nesh sepse janë në emigracion, apo dhe të atyre që nuk jetojnë më por te cilave iu kemi borxh ta mbajmë Partinë Demokratike të fortë, ta mbajmë të madhe, ta mbajmë të bashkuar deh ta bëjmë një orë e më parë drejtuese të fateve të vendit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re