Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati, ka qenë i ftuar në studion e Fax Neës, për të folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vendin tonë. Nuk la pa përmendur edhe faktin që mos-emërimi i tij në një post ministror nuk ishte diçka që përbënte problem për të pasi sipas tij, punë ka plot për të bërë.

“Ka shumë emra që përfliten, kjo ndodh në të gjithë kabinetet e botës. Unë jam shumë i priveligjuar që si kapiten i partisë Socialiste në Tiranë sepse është bërë dimensioni i harmonizimit mes pushteti vendor dhe qëndror. Mendoj se punë për të gjithë ka sa të duash. Me rëndësi është të bëjmë punë që ju përgjigjen qytetarëve”– u shpreh ai.

Bushati është pyetur edhe mbi zhvillimet e ndodhura në kampin “Blu”, ku kryedemokrati Lulzim Basha shpalli vendimin e marrë për përjashtimin e ish kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i demokratëve.

Përsa i përket kësaj çështje, Bushati tha se nuk ishte puna e tyre të merreshin me ‘telenovelat dhe rrumpallën’ që po ndodh në PD, sipas tij qytetarët i kanë votuar të merren me punë më të rëndësishme.

“Hallet e PD-së nuk janë puna jonë. PS është votuar në mënyrë masive nga qytetarët, ka më shumë vota se herët e tjea. Kjo tregon se ka një diferencë shumëtë madhe mes nesh dhe atyre. Do të vazhdojnë të kenë probleme, nuk jemi votuar të merremi me rrumpallën që ndodh në PD. Prandaj na kanë votuar ne se e dinë që jemi më të përgjgjshmit në vend. Telenovelat mund ti shohin tek PD sepse do vazhdojnë për shumë kohë. Mesa duket edhe Basha nuk është kryetar i vërtetë i PD-së”– tha Bushati.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re