Ketis Kruja, ish deputet i partisë Demokratike i ftuar në studion e emisionit “Pushteti” nw Fax News foli mbi zhvillimet e fundit politike në vend duke thënë se vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës ishte krejtësisht personal dhe nën presion dhe se nuk i përgjigjet asnjë statuti ligjor.

Kruja u shpreh se Basha e ka pasu mundësinë për ta marrë vendimin ndryshe dhe se marrëdhëniet e Partisë Demokratike me SHBA nuk vareshin nga cështja e shpalljes non grata të Berishës.

Nga fronti i mazhorancës nuk kemi asgjë të re dhe sigurisht që Edi Rama garoi me të njëjtin ekip për të marrë mandatin e tretë dhe nuk priteshin ndryshime thelbësore.

Deri tani është në rol dhe ka thënë që do jetë i qetë. Kampi i opoziës nga ana tjetër ujërat nuk janë të qeta dhe patëm një vendim që e futi në një krizë humë të madhe dhe ne këtom kushte nuk është e gatshme ti bëjë ballë propagandës së pozitës.
Forma e marrjes së vendimit të Bashës që është regresive dhe nuk ka asgjë që i përgjigjet demokracisë.

Është një vendimarrje që është krejtësisht personal dhe nuk i përgjigjet asnjë rregulli të shkruar. Askush nuk ka të drejtë ta përjashtojë Berishën nga grupi parlamentar, është një pikë që nuk është fare në PD

Procedurat parlamentare janë të tilla që tregojnë se ku do të deklarohet deputeti dhe vendimi është i pabazuar në asnjë statut dhe në asnjë traditë dhe aq më tepër kur bëhet fjalë për një lider historik. Basha nëse do e kishte këtë mundim nuk kishte pse e mbante Berishën 8 vjet por atij i duhej.

Është një mungesë rreth 60 mijë vota, Berisha ka mbajtur shumë votues edhe gjatë këtyre zgjedhjeve dhe ai numër i marrë votash e ka përqindjen më të lartë vetëm nga ky lider.

Nuk e di llogarinë politike të Bashës dhe kjo ka shkaktuar një reagim kaq të madh sepse si mundet të bësh këtë veprim me kaq papërgjegjshëmri. Ai e ka shpjeguar që ky vendim erdhi si pasojë e një presioni i cili nuk erdhi ditët e fundit.

Presioni ka qenë i vazhdueshëm edhe për reformën në drejtësi dhe nuk e di pse Basha nuk e mbajti kësaj here.

Sipas analizës time politike dhe duke marrë parasysh të gjitha marrëdhëniet me SHBA, e ka tepruar pak por ka bërë të mundur ti rikthejë ato. Nuk besoj se Berisha ishte problem për raportin e PD me Amerikën se ai ishte tërhequr , nuk merrte më vendime.

Mendoj se Lulzim Basha e ka përdor për të kaluar situatat e vështira, Sali Berisha është e njëjta figurë këtu e 30 vjet ai nuk mund të ikë në parlament dhe të mos flasë. Basha thirri zgjedhjet për kryetarin dhe gjatë gjithë fushatës vendimi dhe dilema ishte aty.

Nëse nuk kërcënohet pse nuk e futi Berishën në platformën e vet, dhe ta sqaronte duke iu drejtuar Anëtarësisë”– u shpreh Kruja.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re