Nënkryetari i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një intervistë për emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, komentoi vendimin e kreut të PD, Lulzim Basha i cili përjashtoi nga grupi parlamentar ish-kryeministrin Sali Berisha.  Sipas Salianjit e gjitha kjo u bë për të ruajtur marrëdhënien me SHBA-në.

“Nuk kishte një shmangie në atë që është thënë nga kryetari i partisë. Ka qenë një përpjekje e gjatë për të pasur një zgjidhje ndryshe, por në pamundësi për të pasur një zgjidhje tjetër i lë rrugën hapur SHBA.

Është në vendim që është në interes të drejtpërdrejtë të demokratëve. Sali Berisha ka kontribut të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë dhe është një lider historik dhe për përmasat e tij do të diskutohet e më pas, por vendimmarrja ka qenë në interes të PD-së dhe nuk kishte zgjidhje tjetër.

Jemi para kësaj situate që është e padashur dhe e padëshiruar. Nuk më duket një vendimmarrje e Lulzim Bashës, nuk do ta merrte nëse nuk do të ishte i detyruar.

Një vendimmarrje tjetër do sillte më shumë problematika. Interesin që duhet të udhëheqë cilido lider duhet të jetë interesi i demokratëve. Përgjegjësitë bien mbi kryetarin e partisë, për shkak se ai ka informacion më shumë. Thelbi është se ambasadorja e SHBA-së ka mbajt qëndrim të drejtpërdrejtë tek shkallët e PD-së.

I padëshiruar nga ne, i dhimbshëm, por marrëdhënia me SHBA është interes primar i demokratëve. Duke pasur këtë hapësirë, padiskutim që elementë të tjerë mund të diskutohen.

Pyetja themelore është a duhet të kemi në marrëdhënie me SHBA-në apo jo? Përçarja shmanget duke diskutuar dhe duke zgjedhur rrugën e duhur. Kemi diskutuar se diskutimi duhet të bëhet në mënyrë të qetë, të qartë pa populizma. Nuk do të bëj betejë në këtë çështje, por duhet të shërbejmë si ura komunikimi që demokratët të vijnë sa më parë në pushtet.’- tha Salianji.

 

 

 

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re