Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ervin Salianji është caktuar drejtues politik në Korçë pas përjashtimit të Edmond Spahos.

Lajmi është bërë me dije nga sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi.

“Pas vendimit të Kryesisë së Partisë për përjashtimin nga Partia Demokraitke të ish-drejtuesit politik të qarkut Korçë, z. Edmond Spaho, ju njoftoj se: Në mbështetje të nenit 33 të Statutit të Partisë, sot Kryetari i Partisë ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Korçë, deputetin z. Ervin Salianji.

Në këtë mënyrë z. Salianji do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH në nivel qarku”, shkruan Bardhi.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë