Një ditë pas tensioneve në Kuvend, Komisioni i Etikës ka marrë vendimin që të përjashtojë nga Kuvendi 6 deputetë të Rithemelimit.

Konkretisht janë përjashtuar me 10 ditë deputetët Gazment Bardhi, Bledion Nallbatit, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Albana Vokshi. Ndërkohë me 3 ditë është përjashtuar Saimir Korreshi.

Ndërkohe mësohet se ndaj Lefter Gështenjës nuk është marrë masë disiplinore.

Grupi i PS-së kërkoi marrjen e masës disiplinore për ligjvënësit demokratë: Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, Saimir Korreshi dhe Lefter Geshtenja.

Në shkresën drejtuar kryeparlamentares, shprehen se deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit, hoqën kartat nga pajisjet elektronike të deputetëve të Grupit Parlamentar të PS të cilët ishin të regjistruar për të diskutuar mbi çështjet e evidentuara nga zgjedhësit.

Në dokument thuhet se “Situata arriti deri në përplasje fizike midis deputetit Vullnet Sinaj dhe deputetit Bledion Nallbati”, ndërsa ngrihen akuza se deputeti i PD-së, Gazmend Bardhi ka tentuar të godiste Kryetaren e Kuvendit me shishen ujit, e cila ishte në foltore.

“Deputeti Gazmend Bardhi përveç veprimeve të mësipërme tentoi të godiste Kryetaren e Kuvendit me shishen ujit e cila ishte në foltore. Gjithashtu deputeti Bardhi gjatë kohës që deputetja e Partisë Socialiste Klodiana Spahiu u ngrit për të mbajtur fjalën e saj, ai i hoqi kartën nga pajisja elektronike duke i hequr kështu të drejtën për të folur”, deklaron grupi i PS-së.

Ata kërkuan marrjen e masës disiplinore ndaj 7 deputetëve dhe mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për vlerësimin e masësdisiplinore.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re