Këshilli i Etikës ka miratuar kërkesën e socialistëve për përjashtimin e Sali Berishës dhe 4 deputetëve të tjerë të grupit të tij pasi bllokuan dje foltoren dhe punimet e Kuvendit. Është përjashtuar për 10 ditë Sali Berisha, Edi Paloka, Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Belind Këlliçi.

Partia Socialiste i dërgoi kërkesën për përjashtim të grupit të Berishës kryeparlamentares Lindita Nikolla pasi nga debatet dje në sallën e Kuvendit, ish-kryeministri bashkë me deputetë të tjerë  bllokuan foltoren.

Komisioni i Etikës nuk është hera e para që merr një masë të tillë për deputetë të grupimit të Sali Berishës. Kujtojmë këtu se vitin që shkoi, u përjashtua Flamur Noka si masë disiplinore për “zaptim” të foltores së Kuvendit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re