Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas përjashtimit nga grupi parlamentar të 11 deputetëve, me arsyetimin se mbështetën Berishën.

I pyetur nëse do të kenë të njëjtin fat edhe ata që u rreshtuan krah Gazment Bardhit, ai u shpreh se deputetët do maten nga detyra që bëjnë.

“PD do veprojë si çdo parti, do i kërkojë deputetëve të bëjnë detyrën e vet dhe do të masë çdo deputet nga detyra që ka nga karshi demokratëve dhe qytetarëve”, tha Basha.

Kreu i PD-së, Basha e konsideroi një ditë turpi faktin që Kuvendi i Shqipërisë nuk mbajti qëndrim për Kosovën.

Basha theksoi se salla e parlamentit është nën kontrollin e atyre që duan ta mbajnë vendin pa opozitë funksionale.

“Sot është një ditë turpi tjetër për Kuvendin, duhet të kishte mbajtur qëndrim për Kosovën. Nuk arrin dot të formulojë një qëndrim, është një nga momentet më të turpshme të Parlamentit që është kthyer në neveri për shqiptarët.

Nëse PD do të ishte përfaqësuar në mënyrë zyrtare, PS do kishte kartonët e vet por edhe turpin për shtyrjen me 1 javë.

Salla është nën kontrollin e atyre që duan ta mbajnë vendin pa opozitë funksionale. Qytetarët kërkojnë ndryshim, ky Parlament ka rënë akoma pa ardhur data e zgjedhjeve të ardhshme. Do jemi me njerëzit që Parlamenti i ardhshëm të ketë fytyrat e tyre dhe jo në maskaradë të shpifur si kjo që po shohim”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re