Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka ironizuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike gjatë ditës së sotme.

Përmes një shkrimi, Gjekmarkaj shprehet se u përjashtuan nga Këshilli Kombëtar i PD-së mbi 170 persona.

Ai ka prekur edhe përçarjet brenda opozitës duke ironizuar se kryeministri Edi Rama po dridhet nga frika.

Postimi i Gjekmarkaj:

Sufja, Udri dhe Zupi me një klik perjashtun 170 e kusur veta nga keshilli kombetar, i PD zyrtare i debuan nga hija e vules si lakmitaret nga bahçja. Hajde qerratenj hajde. Nuk kishim dyshim per aftesitë.

U hakerryen, u perbetuan që o e qesim në selamet opozitarizmen o ska!

Tani u thone njerzve hajt sikter ikni njehere meditoni, piquni, ngrihuni në lartesinë e Vules dhe pastaj shomë e bejmë edhe bashkohemi. Tani per tani mendimi ndryshe nuk na duhet. Atë e dime ne.

Te uruarit po u japim një mundesi demokratve  vikasin ! Partia e re me Liderin e ri historik në krye me kolonelet e saj Sufja, Zupi, Zuthi, Dupi, Tupi, Dokupi, Enkupi , Jakupi , Potuku, Kallupi  do jete edhe oksidentale edhe demokratike , edhe erdoganiste e fondamentaliste , edhe pro amerikane, edhe vehabiste edhe laike, intelektuale e elitare po e po! Ja mberrime edhe kesaj dite ku lavdia dhe shpresa vershojnë si uji i Lanes oborreve të opozites. Edi Rama po dridhet si qafir se i erdhi sosja. Po u bënë edhe pese a gjashte mbledhje si kjo, tre fjalime te Sufes, Tupit, Dupit dhe Zupit  vrima e miut do i duket hotel me pese yje. Ditë të zeza e presin. Ketu nuk kemi parasysh as kendimin e hymnit e as një  nga fjalet e zjarrta ku thuhet qe beteja sapo u bitis. Serioziteti dhe  ndershmeria, interesi publik dhe ai opozitar, dija   e mira , e dashura dhe e bukura sot triumfuan mbi delenxhillekun, dordomuzllekun, batakçillekun padijellekun perçarjen dhe kapjen. Aferim more te uruar aferim, banaliteti dhe poshtersia ju kalon anash pa ju lagur gjekundi. Sot mund të mburreni i bashkuat demokratet.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re