Skip to content

“Përjashtuat Kosovën, a morët mësim nga iniciativa e Ballkanit të Hapur?”- Rama përgjigjet: Çfarë u bë nuk zhbëhet më, s’ka rrugë më të gabuar se…






Kreu i qeverisë shqiptarre, Edi Rama ka theksuar se nuk është penduar për ndërmarrjen e iniciativës së Ballkanit të Hapur, duke u shprehur se rajonit nuk i ka sjellë asgjë të keqe, përveçse të mira.

I pyetur nga gazetarët, gjatë konferencës me kryeministrin Dimitar Kovaçevski në Maqedoninë e Veriut, Rama u shpreh se “1000 herë të kthehesha pas 1000 herë do ta ribëja”, duke theksuar se “Ballkani i Hapur nuk është nisëm përjashtuese”, referuar refuzimit të Kosovës për t’u bërë pjesë e nismës.

Gazetari: A morët mësim nga iniciativa e Ballkanit të Hapur duke përjashtuar Kosovën dhe bëjmë vëllazëri me të dikurshmit hasëm?

Edi Rama: Pyetjen e bën sikur kam bërë një faj dhe kam nxjerrë një mësim. Ballkanin e Hapur 1000 herë të kthehesha pas 1000 herë do ta ribëja, Ballkani i Hapur nuk është nisëm përjashtuese.

Çfarë të keqe i ka sjellë Ballkani i Hapur rajonit? Përveç të mirave, shikoni shifrat.

Çfarë është bërë nuk zhbëhet. Nuk e kuptoj fare se si ka akoma dyshime për këtë kur faktet flasin qartë. Sa i përket asaj të vëllazërisë apo gjakderdhjes, mendoj se është rruga më e gabuar e mendimit shqiptar sot. S’ka rrugë më të gabuar se sa të rrimë në të shkuarën dhe të anatemojmë njëri-tjetrin se kush është patrioti i vërtetë, është ai që do vendin e vet.”

“”