Në Fushë-Arrëz dhe Pukë vijojnë reshjet e shiut, të shoqëruara dhe me erëra të forta, por nuk raportohen problematika.

Rrezik për përmbytje mbeten zona të Lezhës, pasi prurjet në lumenj dhe përrenj janë shtuar. Nivelet e ujit në Buna, Drin, Kir, Gjadër dhe Rezervuarin Shtodër janë normale, ndërsa hidrovoret e Velipojës ndodhen në gadishmëri të plotë.

Sa i përket akseve rrugore, në segmentin Bogë–Theth është regjistruar dëborë në zonën e Qafë Thores dhe qarkullimi kërkon kujdes të shtuar. Në aksin Hani i Hotit–Dogana Vermosh ka pasur rënie inertesh, por grupet e punës janë në terren dhe po kryejnë pastrimin.

Gjithashtu, janë evidentuar disa ndërprerje të energjisë elektrike në njësi administrative të bashkive Shkodër, Vau i Dejës dhe Fushë-Arrëz, ndërsa ekipet e OSHEE-së po punojnë në terren për rikthimin e furnizimit.

Raportohet se strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë dhe situata po monitorohet në vijimësi, teksa bëhet thirrje për qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar e të bashkëpunojnë me autoritetet lokale.

Reshjet e dëborës në qarkun e Shkodrës nuk janë të pazakonta gjatë dimrit, por në vitet e fundit ka pasur raste ku bora dhe ngricat kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe ndërprerje të energjisë elektrike.