Shefi i Shërbimit të Endokrinologjisë, Agron Ylli është transportuar me urgjencë drejt Turqisë, pasi gjendja e tij shëndetësore pas infektimit është përkeqësuar ndjeshëm. Ylli aktualisht ndodhet i intubuar në gjendje të rëndë shëndetësore për jetën.

Një numër i konsiderueshëm shtetasish janë dërguar në Turqi për një shërbim të specializuar për kurimit ndaj koronacvirusit , duke përfshirë këtu dhe persona pjesë e stafit mjekësor të spitaleve shqiptare.

Situata e pandemisë në vend vijon të jetë ende shqetësuese, ku nga e enjtja e javës së ardhshme mbajtja e maskës do të bëhet e detyrushme edhe në ambiente të hapura.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 4 persona në vend, si dhe janë regjistruar 168 raste të reja positive nga 943 testime të kryera.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re