Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot pesë raste të reja në qarkun e Gjirokastrës. Abc News raporton se një nga rastet është një studente nga fshati Nivicë i Tepelenës.

Studentja 22-vjeçare po sillet me autoambulancë tek spitali Infektiv në Tiranë, pasi gjendja e saj është përkeqësuar.

Ndërkaq, një pedagoge në fakultetin e Ekonomisë në Gjirokastër po ashtu ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Dyshohet se kjo e fundit e ka marrë virusin nga studentët e ardhur nga rrethet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re