Rasti i parë me koronavirus në qytetin e Sarandës është një ukrainase 32-vjeçare, e cila është nisur drejt Tiranës për tu trajtuar në spitalin Infektiv. Fax News raporton se janë izoluar në banesa tre mjekët e spitalit të Sarandës që kishin kontakt me të.

Shtetasja nga Ukraina kishte ardhur për pushime në Sarandë fundjavën e kaluar.

Mësohet se shtetasja që ka rezultuar pozitive kishte shtatë muaj që jetonte në Tiranë, ndërsa ka deklaruar se në Sarandë ka apartamentin e saj dhe nuk ka pasur kontakte të tjera.

Bluzat e bardha, si dhe efektivët e policisë së Komisariatit Sarandë, po punojnë për gjurmimin e kontakteve të saj dhe rasteve të tjera të mundshme.

Ndërkohë, në përditësimin e përditshëm nga Ministria e Shëndetësisë u konfirmuan 23 raste të reja me Covid 19 që janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Rastet e reja janë shënuar në Tiranë, Durrës, Mat dhe Lushnje, ndërkohë që nuk u konfirmua rasti i shtetases ukrainase.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re