Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili ndodhet i shtruar në spitalin “Evangelismo”, në Athinë.

Sipas mediave greke, shëndeti i kryepeshkopit Anastas është përkeqësuar mëngjesin e sotëm, 24 janar.

Raportohet se kryepeshkopi ka përjetuar dëmtimet të rënë të të organeve dhe se është intubuar.

“Bëhet e ditur se Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas është i intubuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv (ICU) të “Evangelismos” pas operacionit që iu nënshtrua pasditen e 10 janarit,”, shkruajnë mediat greke.

Kryepeshkopi ishte i shtruar në spitalin e Tiranës që prej datës 30 dhjetor, pasi ishte sëmurë me grip sezonal, por u pa e nevojshme të transferohej në Athinë për ndihmë më të specializuar, më 3 janar, pasi kishte probleme nga sistemi tretës.

Gjendja e tij shëndetësore është e rënduar si për shkak të historisë së tij mjekësore, por edhe për shkak të moshës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko