Gjendja shëndetësore e imzot George Frendo është përkeqësuar për shkak të koronavirusit. Mbrëmjen e kaluar, ai është dërguar drejt Italisë për të marrë trajtim të specializuar mjekësor në spitalin e Barit.
Ditën e djeshme u raportua se mjekët i rekomanduan që të transportohet për në spital për mjekim më të specializuar për shkak të komplikacioneve respiratore.
Kujtojmë se edhe Kryepeshkopi Janullatos u transportua në gjendje të komplikuar shëndetësore në Greqi, pasi u infektua me koronavirus. (A.M/Faxweb.al)
/faxweb