Indeksi i Dhomës Amerikane të Tregtisë për klimën e biznesit në Shqipëri shënoi rënien më të madhe të 8 viteve të fundit, duke arritur në normën 38.17 %.
Në raport me një vit më parë, 23 tregues janë në përkeqësim dhe vetem 4 kanë shënaur përmirësim.
Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim e vuri theksin tek korrupsioni e klima politike, si shkaqet kryesore.
“Përveç tërmetit dhe situatës së paprecedentë me Covid, kemi patur edhe çështje politike që trembin investitorët amerikanë të vijnë në Shqipëri. Besoj se mund të punoni bashkë që t’i zgjidhni. Ka konkurrencë të pandershme dhe korrupsion. Fakti që situata politike mbetet shqetësimi kryesor, do të thotë se shqiptarët janë të lodhur me politikë. Ata duan zgjidhje dhe jo sorrollatje, janë të dëshpëruar. Duan që liderët të punojë bashkë për të mirën e tyre. Shqiptarët duan rezultate, jo fyerje, duan vizion, jo ndarje”.
Gjetjet e Indexit u bënë publike nga Presidenti i Dhomës Amerikane, z. Enio Jaço. Gjatë prezantimit të rezultatit të sondazhit, z.Jaço bëri të ditur se 66% e anëtarëve të Dhomës Amerikane e perceptojnë klimën e biznesit në Shqipëri në vitin 2019 si të pafavorshme ose shumë të pafavorshme, 7% e anëtarëve e konsideruan atë si pozitive dhe 26% neutrale.
Për të parë raportin e plotë klikoni KETU
/shqip
