Është përkeqësuar situata e përmbytjeve në Bashkinë e Shkodrës, krahasuar me një ditë më parë.

 

Sipas autoriteteve, nën ujë ndodhen edhe 80 ha të tjera, duke e çuar në total 1400 ha tokë të përmbytura.

 

Ndërkohë që në hidrovoret, uji po arrin në kuotat maksimale, ndërsa autoritetet thonë se janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

 

Miremengjes !

 

Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 08.00 te dates 26.01.2023 paraqitet si me poshte:

 

Situata eshte perkeqesuar krahasuar me diten e djeshme.

 

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.40 ka rritje me 25 cm me oren 08.00 te dates 25.01.2023 ( kuota max 7.50 m )

 

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.60 m ka rritje me 5 cm me oren 08.00 te dates 25.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).

 

Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1400 Ha, ka rritje  me 80 Ha me oren 08.00 te dates 25.01.2023

 

Njesia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e permbytur.

 

Rruga e Obotit ka prezence uji 90 cm, e rritur me 15 cm me oren 08.00 e dates 25.01.2023

 

Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.

 

Ka prezence uji ne oborre ne 30 banesa, nga 15 qe ishin diten e djeshme ne fshatit Obot

 

Ne rrugen e Obotit po operojne nje mjet i  kalueshmerise se larte se bashku me 4 forca te ushtrise.

 

Njesia Administrative Dajç 100 Ha toke bujqesore .

 

Rruga Shirq-Darragjat eshte e pa kalueshme,ka presence uji ne nje lartesi 80 cm krahasuar me diten e djeshme.

 

Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re