Situata në Shkodër vijon të jetë alarmante nga përmbytjet.
 
Prej disa javësh uji vërshon në rrugët e qytetit, ndërsa qindra banesa në zonën e Nënshkodrës janë bërë të pabanueshme.
 
Ushtria ndodhet në terren për të shpërndarë ujë dhe ushqime për banorët.
 
Ndërkohë 76 personat e evakuuar janë akomoduar tek konvikti i shkollës “Arben Broci”, pasi banesat e tyre janë nën ujë.
 
Deri tani sipërfaqja e përmbytur arrin ne 5 mijë hektarë, ndërsa mbi 300 shtëpi jane dëmtuar.
 
Ministrat Xhaçka dhe Bushati kanë inspektuar zonat e përmbytura ne Shkodër. Ministri Bushati tha se të gjitha instancat shtetërore janë ne gatishmëri.
 
Për liderin e opozitës mos shpallja e emergjencës civile në Shkodër përbën një përgjegjësi ligjore dhe penale. Kryetari i Partisë Demokratike u takua me Komisionin e Emergjencave Civile të bashkisë.
 
Sipas Bashës në Shkodër janë mbi 1 mijë familje dhe 800 banesa të rrethuara nga uji, ndërsa ndihmat e ardhura nga qeveria janë të pamjaftueshme.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re