Në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 4 pacientë kanë humbur jetën në dy spitalet Covid.

“Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, katër qytetarë, një 64-vjeçar nga Shkodra, një 66-vjeçare nga Pogradeci, një 71-vjeçar nga Skrapari dhe një 78-vjeçar nga Përmeti”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq rriten rastet ditore të prekura me koronavirus. Janë kryer 952 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 171 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 85 qytetarë, duke e çuar në 9 mijë e 585 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 65 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 14 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Krujë, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Tropojë, 4 raste në Shijak, 3 raste në Devoll, Lezhë, Gramsh, 2 raste në Vlorë dhe Klos, 1 rast në Fier, Kurbin, Kamëz, Fush- Arrëz, Dibër, Kuçovë, Maliq.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

“Nga data 15 tetor maska ose barriera mbrojtëe prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton të gjithë qytetarët që ta bëjnë pjesë të sjelljes tyre të përditshme mbajtjen e maskës për të mbrojtur veten dhe të afërmit e tyre”, sqaron ministria.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re