Prej rreth një orë, në segmentin Poshnje-Kutalli të aksit nacional Berat-Fier, ka prezencë të ujit në rrugë, gjë që ka vështirësuar mjaft qarkullimin e automjeteve. Uji është duke u shtuar në zonën e fshatit Poshnje, ku në disa pjesë është shndërruar në lumenj të vegjël, kjo edhe për shkak të prezencës së gropave të madhe në këtë segment nacional.

Prej 15-munutash është bllokuar edhe qarkullimi i mjeteve në zonën e fshatit Velmish, në kufi me Fierin, ku ka prezencë të shtuar uji dhe ku uji ka arritur ta mbulojë aksin nacional.

Ky aks është totalisht i amortizuar, nuk ka as kanale kulluese dhe as barriera mbrojtëse, duke përbërë kështu një rrezik serioz dhe njëkohësish burim aksidentesh për automjetet që janë duke qarkulluar. Burime nga bashkia e Urës-Vajgurore deklarojnë se punonjësit e bashkisë kanë shkuar në zonë dhe po punojnë për heqjen e ujit nga rruga.

Sipas bashkisë, zhbllokimi i kanaleve drenazhuese të rrugës dhe më pas tërheqja e ujit nga ky aks nacional kërkon të paktën 30 minuta kohë dhe deri atëherë mjetet do të vijojnë të presin apo të marrin përsipër riskun e kalimit në ujë./ balkanweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re