Ne 30 vjetorin e renies se Murit te Berlinit Juela Hamati nga PD e cila eshte Presidente e Rrjetit Europian te te Rinjve per Demokraci (EDYN) perkujtoi kete date te shenuar ne Berlin, se bashku me Presidentin e USAID Mark Green, ish Sekretaren e Shtetit, Zonjen Madeline Albright, Presidentin e Institutit Republikan Amerikan dhe Presidentin e Institutit Demokratik Amerikan.

“Shumica prej nesh ketu nuk kishin lindur ende kur Muri, i cili ndante njerëzit fizikisht dhe ideologjikisht, ra në vitin 1989. Por brezi yne përfitoi nga kjo lëvizjeje globale per demokraci.” , tha Hamati ne fjalen e saj.

Per sa i perket Rrjetit Rinor EDYN qe Hamati drejton, ajo tha se “Ne nuk ndërtojmë mure por i rrëzojmë ato. Ne jemi trashëgimia e rënies së Murit të Berlinit.Presidenti Reagan ka thene se “Nuk ka mënyrë më të mirë për të ndertuar shpresë për të ardhmen sesa ndriçimi i mendjeve të reja. Dhe ne jemi shpresa për të cilën fliste Presidenti Reagan. Ne jemi zëri i brezit tonë dhe fryma e lirisë që kjo botë ka nevojë.”, permbylli Hamati fjalen e saj.

EDYN eshte nje rrjet rinor i themeluar nga partneret tane, USAID, IRI dhe NDI.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re