40 ditë pas vdekjes së minoritarit Kostandinos Kaçifa, në Bularat është zhvilluar një meshë përkujtimore.

 

Dhjetëra njerëz, familjarë, të afërm, politikanë si dhe të ardhur nga Greqia, morën pjesë në ceremoni. Gjatë vizitës në varreza, u dëgjuan edhe thirrje qe e quanin Kaçifan të pavdekshëm dhe hero.

 

Edhe këtë radhë, për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore ishte organizuar ardhja me autobusë e qindra grekëve. Por 80 prej tyre, mes të cilëve dhe tre gazetarë të Protothema-s, u kthyen mbrapsht në Kakavije dhe Qafë Botë.

 

Policia shqiptare bëri të ditur se në listë figuronin edhe persona të shpallur “non grata” që nga dita e varrimit, ku u dëgjuan thirrje raciste.

 

Por motra e Kaçifas, Ermioni, i beri apel qeverise greke te marre masa, te ndërhyjë e te tregohet e përgjegjshme duke mbajtur një qëndrim zyrtar për këtë çështje.

 

Edhe Kunati i Konstandinos Kaçifas i kërkoi kryeministrave Rama dhe Tsipras që ti zgjidhin vetë çështjet sensitive mes dy vendeve.

 

Vangelis Sakelarakis: “Ne dhe Shqipëria jemi një familje dhe familja i zgjidh problemet brenda vetes dhe nuk pret ndihmën e të tretëve. Në këtë rast Turqia nxit përplasjen mes nesh. Dua t’i lutem zotit Rama dhe kryeministrit tonë zotit Tsipras të gjejnë një gjuhë të përbashkët për të kapërcyer këto probleme. Ne duhet të jemi bashkë dhe duhet të gjejmë një gjuhë të përbashkët.”

 

Ndërkohë, grekët e kthyer në kufi protestuan në anën greke të kufirit. Rreth 100 vetë kërkuan sqarime nga pala greke, ndërsa nuk munguan momentet e tensionit me policinë.

 

 

Ndërsa policia shqiptare arrestoi një shtetas grek i cili beri thirrje raciste.

 

Gjatë kontrolleve në kufi i arrestua në flagrancë edhe polici grek Marios Gogolos 35 vjeç nga Igumenica. Ai mbante pa leje një “pistoletë” me 6 fishekë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re