Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përkujtuar mëngjesin e kësaj të diele katër Dëshmorët e Atdheut të “21 janarit”.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan:

“Përkujtojmë sot katër Dëshmorët e Atdheut të 21 janarit. Kujtojmë për të mos harruar”.

Kujtojmë që më 21 janar 2011,  u vranë  4 protestues Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrta para godinës së kryeministrisë së drejtuar atëherë nga Sali Berisha./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re