Është përkujtuar këtë të enjte një ndër ngjarjet e rëndësishme historike në Mat, 75 vjetori i çlirimit. Aktiviteti për këtë vit jubile u zhvillua në fshatin Suç të Bashkisë Klos, nën organizimin e Komitetit të Organizatës së Veteranëve të LANÇ Mat dhe me mbështetjen e Bashkive Mat e Klos.

 

Të  pranishëm në këtë aktivitet ishin kryetarët e Bashkive Mat e Klos, Agron Malaj e Ilmi Hoxha, drejtues të organizatës, familjarë të dëshmorëve etj. Fjalën e hapjes e mbajti Kryetarja e Këshillit të Bashkisë Klos, Valbona Kola.

 

Më pas historiani dhe njëherësh Nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it Mat, Sefer Duka solli në memorie disa nga ngjarjet më të rëndësishme të periudhës deri në çlirimim e Matit me 15 Gusht 1944.

 

Aktivitetin e përshëndeti edhe Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj i cili tha se në bashkëpunim me Bashkinë Klos, do të ndërtojnë lapidarin kushtuar kësaj date.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re