Më 20 shtator 1943 u krijua ne Berat një nga formacionet e rëndësishme të Luftës Nacionale Çlirimtare, batalioni “Rinia”, që më pas u pagëzua me emrin e heroinës së popullit “Margarita Tutulani”.

Me këtë rast u organizuan homazhe, dhe u vendosën kurora më lule pranë lapidarit nga Prefektja e qarkut Berat, përfaqësues të bashkisë, përfaqësues nga shoqata e veteraneve të luftës antifashiste nacional çlirimtare, si edhe nxënës nga shkolla ” Ajet Xhindole”.

Në fjalë e tij përshëndetëse nënkryetari i bashkisë Berat Arjan Shkëmbi u shpreh se në këtë datë nderojmë saksificën e të rinjve dhe të rejave që luftuan për atdheun e tyre .

Kryetari i Komitetit të Veteranëve Sali Myftari në intervistën e dhënë foli mbi krijimin e këtij bataljoni si edhe disa nga betejat e fituara.

Nxënësit e shkollës “Ajet Xhindole” në qytet kishin përgatitur një mini koncert me këngë patriotike të cilat i kënduan përpara të pranishmëve të shoqëruar nën tingujt e fizarmonikës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re