Llazi Sërbo, një nga aktorët më të njohur dhe më të veçantë që ka nxjerrë qyteti I Korçës, sot në datën 13 shtator përkujtohet në 9 vjetorin e ndarjes tragjike nga jeta. Lindi në Korçë më 9 mars të vitit 1945 dhe u shua në vitin 2010. Pas një periudhe depresioni, Llazi Sërbo I dha fund jetës me vetëvrasje. Në dëshmitë e fundit që pati lënë sqaroi se e kishte bërë këtë zgjidhje si aktori kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu.
Llazi Sërbo e ‘e luajti’ kështu ‘rolin’ e fundit si një meteor duke dashur të tregojë se kishte brumin e yjeve tek të cilët si çdo artist bëri përpjekje e kërkonte vëndin e vet. Kujtoj se në rastin e një vizite të Xhim Belushit në vendlindjen e të parëve të tij në Qytezë të Devollit, Llazi Sërbo bëri çmos të ndodhej pranë aktorit të mirënjohur duke ndërprerë çdo aktivitet.
Ai mbaroi studimet e larta për aktor në Institutin e Lartë të Arteve në vitin1969, dhe u emërua menjëherë në teatrin ‘A.Z. Cajupi’ të Korçës. Në vitet 1986-1993 ka punuar si asistent regjisor në kinostudion ‘Shqipëria e re’.
Në kinematografi e nisi me rolin e Dalanit në filmin ‘Yjet e neteve te gjata’ ku interpretoi tipin e heroit të përmbajtur. Më pas vazhdoi në mishërime aktoriale të një niveli të lartë dhe me kërkesa profesionale si në filmat ‘Operacioni i Zjarrit’ me rolin e Kreshnik Martinit. Një figurë kjo e planit heroik.
Te filmi ‘Shëmbja e idhujve luajti rolin e mësuesit, te ‘Nusja dhe shtetrrethimi rolin e kapitenit gjerman Edgard, tek i cili ariti ndoshta figurën më të realizuar të tij. Në filmin ‘Asgjë nuk harrohet luajti rolin e hetuesit. Llazi Sërbo duket si me preferencë ndaj roleve policorë në karierën e tij artistike.
Krahas interpretimeve në teatër ka vënë në skenë edhe disa pjesë si regjisor. Pati sukses me disa drama të vëna në skenën e Teatrit të Korçës. Pas vitit 1993, për shkak të mbylljes së Kinostudios ku pati një përvojë disavjeçare si asistent regjisor, u kthye në qytetin e lindjes për të bërë teatër qoftë me ‘Andon Zako Çajupin’ qoftë me projekte të lira.
Vuri si regjisor në skenë ‘Opera për tri grosh’ të Bertold Brehtit, ky Sërbo shfaqet edhe si aktor në rolin e Mek Thikës. Bëri turne në Rusi me pjesën ‘Pesha e Paqes’ në Festivalin Ballkanik, ku shkoi me shfaqjen ‘Gosti në kohë Kolere’. Erdhi pastaj monodrama ‘Sirius’ e Dostojevskit, pjesa e fundit që vuri në skenë. Krahas pasionit të aktrimit dhe regjizures, si artist Llazi Sërbo ishte i apasionuar edhe pas fotografisë. Ai ka marrë pjesë në Konkursin Mbarëkombëtar fotografik ‘Marubi 2003’.
Nga Këshilli I Qarkut Korçë, I është dhënë titulli ‘Nderi I Qarkut’ ndërsa më parë I është akorduar titulli ‘Artist I merituar’. Llazi Sërbo sipas miqve të tij Andrea Pepi, Jani Kaçi, Dashamir Topçiu etj. që I ndenjtën pranë deri në ditët e fundit të jetës ishte një vullkan me potencial aktori të pa shpallur. Një vullkan që shpërthimin e mori nën vete.
/aktoretshqiptare.info