Skip to content

Përkujtohet Moikom Zeqo/ Dy vjet pas ndarjes nga jeta, vlerësohet kontributi i tij

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Dy vite pas ndarjes nga jeta është përkujtuar në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar shkrimtari, historiani, arkeologu e politikani Moikom Zeqo.

 

Ata që e njohën gjatë gjithë jetës së tij e quajnë “një njeri të rrallë”. Kujtime sjell dhe një prej miqve më të afërt, Enver Kushi, i cili disa prej letrave që Moikomi i çonte i ka publikuar në librin “Me Moikomin”.

 

Enver Kushi

 

“Ka një letër shumë interesante ku mes të tjerave më shkuan: “është janari i viteve 1973” më përshkruan rrugët e Tiranës, duket sikur parandjeu me  një mimozë, e cila ka stinën për të çelur por po thahet dhe ai mendon që do vijnë ca stinë të tjera që dhe kjo mimozë do thahet, pra do thahet krijimtaria. Do goditen shkrimtarë, artistë, njerëz me ndikim në kulturë, dhe kështu ndodhi nëse mund ta quaj profetësi e Moikomit ajo doli.”

 

Eruditi Moikom Zeqo kujtohet dhe për kontributin në shoqërinë shqiptare.

 

KSENOFON KRISAFI

EKSPERT I TE DREJTES NDERKOMBETARE

“Moikomi e kuptoi shumë shpejt atë që ndodhi në vitet 90, kalimin nga diktatura në demokraci, të cilën ai e përjetoi me një entuziazëm të jashtëzakonshëm dhe u vu në radhët e para të atyre njerëzve që donin të kontribuonin që shoqëria shqiptare të merrte shpejt kthesën për të kapur ritmet dhe kohën e humbur.”

Moikom Zeqo lindi më 3 qershor 1949 në qytetin e Durrësit dhe ka lënë pas rreth 100 tituj librash në poezi, prozë, eseistikë, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe një numër skenarësh për filma kinematografikë e televizivë.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë