Mëngjesin e 21 majit, gjysmjë shekulli më parë, një prej të dënuarve në Spac, pas një muaji izolimi, doli nga qelia me revolotë, për mënyrën cnjerëzore të trajtimit, për vuajtjet në burtgë dhe për punën skllavëruese që priste, atë dhe të gjithë te burgosurit e tjerë.

Zef Palut iu bashkuan dhe te tjerë që i bënte bashkë ndjenja e revoltës. Nga ajo ditë e vitit 1973, cdo 12 maj kujtohet ajo që u quajt Revolta e Spacit, ndër kryengritjet më domëthënëse kundër diktaturës komuniste.

Shumë naga ata që u revoltuan u ridënuan dhe ata të linjës së parë u ekzekutuan.

Këtë 12 maj në vendin që tani kujton dhimbjet dhe përpjekjet për një sistem të ri lirie dhe drejtësie u zhvilluan homazhe nga ish- të burgosur, familjare te tyre, përfaqësues fetarë por edhe të rinj të shumë kureshtarë.

Kanë kaluar 50 vjet nga ajo revoltë por ajo kujtohet kështu prej disa nga ata që vuajtën.

Në këtë ditë kujtese të asaj pjesë të historisë së regjimit komunist, u ekspozuan disa vizitime të torturave që bëheshin brenda murreve të ftohta të burgut  famkeq të Spacit.

Por ende ka shuëm për të treguar dhe dëshmuar për këtë burg, edhe si kërkesë e ish-të dënuarve që mendojnë se askush nuk mund te hamendesoje persekutimin dhe vuajtjet ne kete vend. Ato duhet të pasqyrohen edhe në shumë forma të tjera.

Edhe presidenti Bajram Begaj kërkoi këtë, përmes mesazhit që përcolli këtë të diel.

“Le të ndërtojmë ura mirëkuptimi, dhembshurie dhe ndjeshmërie, duke e ditur se nëpërmjet këtyre lidhjeve shpirtërore ne mund të krijojmë një të ardhme më të ndritshme për brezat që do të vijnë. Por ta fillojmë këtë duke u bërë të vetëdijshëm për të shkuarën tonë e duke ndarë moralisht të mirën nga e keqja. Çka është më e rendësishme të ndërtojmë të ardhmen, duke kërkuar falje për gabimet e të shkuarës, e duke u shkëptur tërësisht nga hija e periudhës më të errët të kombit tonë.”, tha ai.

Një pjesë të asaj e përcolli këtë 21 maj, vajza e një prej të mbijetuarve, Gjet Kadeli, që nuk mundi te ishte i pranishem, por përmes një letre tregoi pak nga e shkuara  e tij./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re