Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, ka habitur të pranishmit në Komisionin e Ligjeve këtë të enjte, me një deklaratë të tij.

Ai tha se qarku në të cilin ai është zgjedhur deputet, pra Elbasani, është i kufizuar nga Italia, pasi ka dalje ne det.

“Pyetja ka të bëjë me hartën gjyqësore. Qarku i Elbasanit ka shtrirjen më të madhe në Republikën e Shqipërisë, kufizohet me Maqedoninë dhe nga ana tjetër me Italinë, dhe ka vetëm një prokurori”, tha Sula, i cili është zgjedhur deputet në Peqin, qytet i cili është pika me perëndimore e qarkut Elbasan dhe është shumë larg detit.

Deklarata e Sulës është bërë ndërsa diskutohej buxheti i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re