Portali i familjes Berisha është në delir, pas intervistës së dhënë një ditë më parë nga Sali Berisha në “Zërin e Amerikës”.

Madje, kanë arritur deri aty sa thonë se SHBA është duke reflektuar që t’i heqë Berishës shpalljen “non grata”.

Dhe për këtë citon një personazh të Antenës, “Gimin e puros” dhe Albana Vokshin, si ish-punonjëse të Departamentit të Shtetit.

“Diplomati Agim Nesho thotë se zhvillimet e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe letra e dërguar nga kongresmeni Lee Zeldin duket se ka vendosur në reflektim sekretarin e Shtetit, por edhe vetë diplomacinë amerikane.

Duke folur në Çim Peka LIVE, Nesho tha se DASH është duke rikontrolluar dëshmitë. Sipas tij, vendimi është në një fazë ët re.

Ndërkohë deputetja e Partisë Demokratike, zonja Albana Vokshi tregon eksperiencën e saj si punonjëse e Departamentit të Shtetit.

Vokshi shprehet se vonesa për të kthyer një përgjigje rreth fakteve është e pakuptimtë, pasi departamenti kërkon informacione dhe përgjigjet duhet të ishin në kohë rekord”, shkruan portali i familjes Berisha.

Tani nuk iu mbetët gjë tjetër, veçe të hapin shampanjën e fitores.

(TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re