Një personazh qesharak me emrin Martin Menze, që për shumë kohë është shitur nga PD si këshilltar i CDU-së së Angela Merkelit, është bashkuar me Sali Berishën.

Ai ka kërkuar përjashtimin e Lulzim Bashës nga PD, pasi ka fyer Doris Pack, e cila gjithashtu doli krah Berishës.

“Kryetari në detyrë i PD, autokrati Lulzim Basha po kërcënon tani edhe përfaqësuesit e CDU-së dhe kryetaren e Unionit të Grave në Partinë Popullore Europiane njëherazi drejtuese e Fondacionit “Schumann”, Doris Pack.

Ai i shkroi asaj pasi kolegët e mi të partisë kritikuan veprimet joligjore kundër deputetit të PD Sali Berisha në një intervistë ditën e djeshme… ‘Është për të ardhur keq dhe shumë e dëmshme për atë çfarë ata përfqësojnë…’

Zoti Basha, mjaft, mos kërcënoni institucionet europiane dhe përfaqësuesit e partive europiane. Përmbahuni nga masakrimi i ne, demokratëve.

Asambleja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Shqipërisë (Kuvendi Kombëtar), duhet të shqyrtojë gjithashtu në 11 dhjetor 2021 përjashtimin e kreut aktual të PD, Lulzim Basha për sjellje dëmtuese partiake, jo vetëm ndaj anëtarëve të PD, por tashmë edhe ndaj organizatave, të Partive Popullore Europiane.

Sjellja anti-europiane, e cila dokumentohet këtu në një mënyrë të justifikueshme, duhet të jetë e mjaftueshme. Bisedimet e mëtejshme me këta persona në nivel europian tashmë nuk mund të mendohen”, shkruan ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re