Lulzim Basha është kthyer këtë të premte para hapësirës ku ka qenë Teatri Kombëtar, për të firmosur para Robert Budinës se do ta ndërtojë të ri Teatrin Kombëtar, siç qe.

Firmosja, në mos një tallje e madhe, është një humor i madh.

Kjo, pasi para një dy vjetësh, Lulzim Basha firmoste një tjetër deklaratë, Brenda ambienteve të Teatrit Kombëtar.

Atëhere Basha firmoste zotimin, se nuk do të lejonte shëmbjen e Teatrit Kombëtar.

Pas firmës së sotme, Basha ka thënë se ai ato që firmos, i realizon.

“Kjo vepër e jashtëzakonshme, kjo pjesë e çmuar e historisë së qytetit tonë, ky monument i gjallë i brezave të artistëve të kulturës me të vërtetë u shemb pabesisht, përkundër një qëndrese qindra ditore të njerëzve të artit, kulturës dhe të opozitës dhe PD që është krenare që ka qenë në krahun tuja.

Por ata që e shembën bëjnë gabimin e jetës së tyre nëse mendojnë se beteja  mbaroi.

Bëjnë gabimin e jetës së tyre nëse nënvlerësojnë nënshkrimin tim.

Unë nuk shquhem për tone të forta dhe për metafora agresive.

Por çfarë kam nënshkruar e kam bërë realitet. Po ju them sot se ky simbol nuk do të jetë thjesht një ngacmues i emocionit dhe dhimbjes për natën e errët të 17 majit, por do të jetë kujtuesi i përditshëm dhe përnatshëm derisa Teatri të ngrihet aty ku ishte dhe siç ishte”, u shpreh Basha.

Jemi të bindur se do ta përmbushë këtë kontratë, ashtu siç përmbushi kontratën për mos prishjen e Teatrit.

(TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re