Skip to content

Perla e “Familjes”: Bejker tha para shqiptarëve, “Doktor Berisha më ftoi të vizitoja Shqipërinë dhe unë erdha sa më shpejt kisha mundësi”

bejker

bejkerSali Berisha, që është në hall ta madh me amerikanët, pasi e kanë shpallur non grata, është duke u përpjekur me të gjitha forcat që të tregojë se ai në fakt, ka lidhje të forta me SHBA dhe ka qenë njeriu i Amerikës në Shqipëri.

Ndërsa një ditë më parë akuzuan Ambasadën amerikane në Tiranë, se kishin retushuar Sali Berishën nga fotot e vizitës së sekretarit amerikan Bejker në Tiranë 30 vite më parë, sot familja Berisha ka botuar fjalimin e Bejkerit në Kuvendin e Shqipërisë.

Portali i familjes Berisha thotë se po e boton këtë fjalim të pacensuruar, a thua se e ka botuar njeri tjetër dhe e kanë censuruar, për të fshirë Berishën.

Por perla e kësaj përpjekje dëshpëruese e familjes Berisha, është titulli i vendosur në shkrim:

“Bejker para shqiptarëve: Doktor Berisha më ftoi të vizitoja Shqipërinë dhe unë erdha sa më shpejt kisha mundësi”.

Problemi është se Sali Berisha dhe familja e tij nuk akuzohen për anti-amerikanë, që po përpiqen me të gjitha forcat për të treguar se janë pro-amerikanë të çmendur.

Ata akuzohen si një familje e korruptuar, që kanë përdorur pushtetin e Sali Berishës për t’u pasuruar.

Akuzohen edhe se kanë minuar demokracinë shqiptare, për interesat e tyre personale dhe të aleatëve.

Ndaj është e kotë të na paraqiten si një familje pro-amerikane.

Janë thjesht një familje e korruptuar, dhe për këtë duhet të përgjigjen!

(TemA)

k 3