Floriana Garo, ish- zëdhënëse e fushatës së PD dhe tashmë zëdhënëse e Foltores së Sali Berishës, ishte e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku foli edhe për fushatën e Partisë Demokratike dhe momentin kur e kuptoi se Lulzim Basha do të humbiste zgjedhjet.

Garo tha se rreth mesit të fushatës, kuptoi se diçka nuk shkonte. Dhe këtë gjë e kuptoi prej ndjenjave të saj.

Ylli Rakipi: E kuptove që Basha nuk kishte lidhje me zgjedhjet dhe nuk fitonte dot?

Floriana Garo: Po e kuptova. E kam kuptuar nga mesi i fushatës dhe kuptova që diçka nuk shkonte dhe nuk po bëhej puna në ekip. Organizimi i punës, strategjia…

Arjan Curri: Ishte e qëllimshme apo gabim?

Floriana Garo: Të dyja. Ishte një gjë e mbyllur. Mënyra si e ndjeva, ishte kjo.

Bujar Nishani: E dinin që nuk do të fitonin?

Arjan Curri: Nuk donin të fitonin?

Floriana Garo: Përpjekjet për të fituar, nuk ishin ato që duhet të ishin. Këtë kam parë unë.

Bujar Nishani: Sepse e dinin që do të humbnin.

Floriana Garo: Unë jam natyrë që përfshihem shumë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re