Delegatët e pranishëm në kuvendin kombëtar të Sali Berishës, votuan këtë të shtunë për të shkarkuar kryetarin Lulzim Basha.

Kanë votuar 4491 delegatë, prej të cilëve pro shkarkimit 4446. Kundër 36 dhe 9 delegatë e kanë nxjerrë të pavlefshme.

Megjithatë, sipas Berishës, fjala e fundit i mbetet referendumit të thërritur për datën 18 dhjetor, ku çdo anëtarë i partisë në të gjithë vendin do të votojë për të ratifikuar votimin e të shtunës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re